Help Desk easyPos & easyInvoice

Fatura e parë tatimore

Ne këtë seksion do tregojmë hapat e nevojshëm për lëshimin e një fature tatimore për herë të parë duke përdorur aplikacionin easyPos.

Video e shkurtër ilustruese: easyPos

Shpjegimi hap pas hapi

Për të lëshuar fatura tatimore, përdoruesi duhet të spostohet në seksionin “Pika e Shitjes”, në menunë qendrore të aplikacionit easyPos.

Leshimi i fatures tatimore - easyPos

Te ky seksion, fillimisht shfaqet dritarja e artikujve ekzistues në kasën virtuale, të ndarë sipas kategorive.

Leshimi i fatures tatimore - easyPos

Pasi të jenë përzgjedhur artikujt, shporta do t'i shfaqë si pjesë përbërëse të saj.

Leshimi i fatures tatimore - easyPos

Pasi të klikohet në butonin “Pagesa”, do të na shfaqet një tjetër dritare, me një sërë opcionesh të cilët do të shpjegohen në seksionet e mëposhtme. Me qëllim lëshimin e një fature të parë të thjeshtë, përdoruesit do t'i mjaftojë të klikojë në butonin “Paguaj” dhe fatura do të fiskalizohet.

Leshimi i fatures tatimore - easyPos

Më pas, përdoruesi i dorëzon klientit faturën e printuar, e cila do të ketë këtë pamje.

Leshimi i fatures tatimore - easyPos

easyPos fiskalizon faturat tuaja dhe i printon ato. Do të keni mundësi të fiskalizoni arkën, të krijoni artikuj, subjekte e llogari bankare dhe të mbani magazinën.
easyInvoice lëshon fatura elektronike, sipas Ligjit të Fiskalizimit. Do të keni gjithashtu mundësi të krijoni artikuj, subjekte e llogari bankare dhe të mbani magazinën.

© 2025 ESDP