Help Desk easyPos & easyInvoice

Menaxhimi i subjekteve

Video e shkurtër ilustruese

Shpjegimi hap pas hapi

Në menunë kryesore, përdoruesi mund të përzgjedhë seksionin “Subjektet” dhe në aplikacion do të shfaqet një pamje e tillë. Duke klikuar butonin “+” (në cepin poshtë, djathtas), përdoruesi do të mund të shtojë një subjekt.

Menaxho - easyPos & easyInvoice

Përdoruesi mund të plotësojë fushat e parashikuara, megjithëse jo të gjitha janë të detyrueshme. Për shembull, fushat “email” dhe “telefon” nuk janë të tilla. Gjithashtu, përdoruesi do të ketë mundësi të përzgjedhë nëse subjekti është me apo pa NIPT, duke përzgjedhur llojin e identifikimit: NIPT, ID (numër dokumenti identifikues), PASS (pasaportë) etj. Në fushën e parë, (“Emri”)  përdoruesi mund të kërkojë me anë të emrit ose edhe me anë të NIPT-it të tatimpaguesit që kërkon të shtojë si subjekt. Poshtë fushës, do të shfaqet subjekti (ose subjektet) përkatës dhe mund të klikohet në të për ta përzgjedhur.

Menaxho - easyPos & easyInvoice

Pasi dritarja të jetë plotësuar me të gjitha informacionet e nevojshme, mund të klikohet butoni “Ruaj” (lart, djathtas) dhe subjekti i ri do të shfaqet në listë në anën e majtë të aplikacionit.

Menaxho - easyPos & easyInvoice

Ashtu si për artikujt, edhe për modifikimin e klientit mjafton të klikohet mbi të dhe në anën e djathtë të aplikacionit do të shfaqen përsëri të gjitha fushat e plotësuara me informacion. Ato do të jenë të modifikueshme dhe përdoruesi do të ketë mundësi t’i ndryshojë sipas dëshirës. Gjithashtu, ai do të ketë mundësi ta heqë subjektin nga lista, duke klikuar butonin “Fshij Subjektin"

Modifiko subjekte - easyPos & easyInvoice