Help Desk easyPos & easyInvoice

Vlerësimi i magazinës

Video e shkurtër ilustruese

Shpjegimi hap pas hapi

Te seksioni “Magazina”, zëri tjetër që shfaqet është “Historiku i magazinës”. Pasi e klikon, përdoruesi ka mundësi të shohë listën e plotë të të gjithë artikujve. Për secilin prej tyre mund të shihet sa stok ka në gjendje nga ai artikull, sa është kostoja e tij, sa e ka vlerën e inventarit dhe vlerën me pakicë, sa e ka fitimin potencial dhe marzhin e fitimit.
Sipër kësaj liste shfaqet vlera totale e inventarit, vlera totale në pakicë, fitimi potencial dhe marzhi për të gjitha produktet që ndodhen në magazinë.

Vlerësimi i magazinës

Përdoruesit i jepet gjithashtu mundësia ta filtrojë listën në bazë të llojit të dyqanit, duke klikuar butonin lart (majtas) “Të gjithë dyqanet” dhe të përzgjedhë dyqanin që dëshiron.

Vlerësimi i magazinës

Lista mund të filtrohet edhe në bazë të kategorive të artikujve që janë krijuar nga përdoruesi.

Vlerësimi i magazinës

Nëse përdoruesi dëshiron, mund edhe ta eksportojë në Excel listën me informacionet përkatëse dhe ta ruajë në kompjuterin e tij.

Vlerësimi i magazinës