Video e shkurtër ilustruese
Shpjegimi hap pas hapi
Te seksioni “Magazina”, zëri tjetër që shfaqet është “Transferim i magazinës”. Pasi e klikon, përdoruesit i shfaqet lista e plotë e të gjitha transferimeve që janë bërë më përpara me detaje, si p.sh.: data, magazina e daljes, e hyrjes, statusi dhe sasia e transferimit.

Sipër kësaj liste gjenden disa mundësi filtrimi, ku mund të përzgjidhet një magazinë daljeje ose hyrjeje specifike. Gjithashtu, përdoruesi mund ta gjenerojë listën edhe në bazë të statusit të transferimit, që mund të jetë: “transfertë e kryer” ose “transfertë në proces”.



Lart, në të djathtë, përdoruesi ka mundësi të kërkojë një transferim edhe sipas numrit të dokumentit.

Nëse përdoruesi dëshiron, mund ta eksportojë edhe në Excel listën e transferimeve dhe ta ruajë në kompjuterin e tij.

Lart (majtas) ndodhet butoni “Shto transferim”, i cili i jep mundësinë përdoruesit të shtojë një transferim të ri. Nëse e klikon, do t’i shfaqet kjo dritare:

Fillimisht, përdoruesi do të plotësojë magazinën e daljes dhe atë të
hyrjes. Mund të plotësojë edhe shënime të tjera, sipas nevojës. Më
pas, përzgjedh një ose disa artikuj që do të transferohen.
Pas këtij veprimi, përdoruesi mund të shikojë se sa stok ka në
gjendje nga artikulli i përzgjedhur dhe vendos se sa do të jetë sasia
e transferimit. Këtu, ai mund të shikojë edhe sasinë e stokut, pas
transferimit, te magazina e hyrjes.

Nëse nuk ka diçka tjetër për të ndryshuar, klikon butonin “Konfirmo
transferimin”, për ta ruajtur këtë transferim të ri. Këtu vlen të
theksohet se, nëse konfirmohet, statusi i transferimit do të jetë
“transfertë e kryer”.
Në të kundërt, nëse klikon butonin “Krijo transferim”, krijohet si
transferim, por statusin do ta ketë “në proces” deri në momentin që
konfirmohet përfundimisht nga vetë përdoruesi.