Video e shkurtër ilustruese
Shpjegimi hap pas hapi
Te seksioni “Magazina”, zëri i tretë që shfaqet është “Prodhimet”. Pasi përdoruesi klikon në të, shfaqet një dritare, ku mund të shihet lista e plotë e të gjitha prodhimeve ose lista specifike për secilin dyqan.
Përdoruesi mund të shtojë një prodhim të ri në magazinë duke klikuar butonin “Shto prodhim”. Në dritaren që shfaqet, përdoruesi vendos detaje të prodhimit: dyqani në të cilin do të shtohet prodhimi, si dhe shënim shtesë, sipas nevojës së përdoruesit. Pjesa tjetër që duhet të plotësohet ka të bëjë me artikujt, ku përzgjidhet një ose disa prej tyre, që përdoruesi do t’i prodhojë dhe t’i bëjë pjesë të magazinës së tij. Pas këtij hapi, ai mund të shikojë sa ka në gjendje nga artikulli në fjalë dhe mund të plotësojë sasinë që do të prodhojë.
Në fund do të shfaqet një dritare e vogël, që tregon se dalja u regjistrua në sistem. Nëse përdoruesi dëshiron të eksportojë listën e plotë të prodhimeve, klikon butonin “Eksporto” dhe ruan file-in Excel në kompjuterin e tij.