Help Desk easyPos & easyInvoice

Përshtatja e Stokut

Video e shkurtër ilustruese

Shpjegimi hap pas hapi

Te seksioni “Magazina”, zëri tjetër që shfaqet është “Shto përshtatje stoku”. Pasi e klikon, përdoruesit i shfaqet lista e plotë e të gjitha përshtatjeve që janë bërë më përpara me detaje, si p.sh.: data, arsyeja dhe dyqani ku është bërë përshtatja.

Përshtatja e stokut

Këtu mundësohet edhe filtrimi i kësaj liste, proces i cili kryhet në bazë të arsyeve që mund të jenë: kur shtohet hyrje e re, kur bëhet numërim inventari, kur ka stok të humbur ose kur ka dëmtim të tij.

Përshtatja e stokut

Gjithashtu, mund të shihet edhe lista e përshtatjeve për secilin dyqan.

Përshtatja e stokut

Nëse përdoruesi dëshiron, mund ta eksportojë edhe në Excel listën e përshtatjeve dhe ta ruajë në kompjuterin e tij.

Përshtatja e stokut

Lart (majtas) ndodhet butoni “Shto përshtatje stoku”, i cili i jep mundësinë përdoruesit të shtojë një përshtatje të re. Nëse e klikon, do t’i shfaqet kjo dritare:

Përshtatja e stokut

Këtu përdoruesi plotëson fushat përkatëse, ku vetëm “Shënime të tjera” është opsionale. Të parat që plotësohen janë “Arsyeja” dhe “Dyqani”. Në bazë të arsyes, ndryshohet automatikisht fusha “Artikujt”.

  1. Hyrje
    Përshtatja e stokut
    Tani përzgjidhet një ose disa artikuj që do të përshtaten si stok.
    Përshtatja e stokut
    Pasi bën përzgjedhjen, përdoruesi vendos sa stok do të shtojë dhe mund të shikojë edhe sasinë e artikullit pas këtij veprimi.
    Përshtatja e stokut
    Nëse nuk ka diçka tjetër për të ndryshuar, klikon butonin “Përshtat” për ta ruajtur këtë përshtatje të re.
  2. Një tjetër arsye mund të jetë “Numërim inventari”. Edhe këtu përzgjidhet dyqani dhe artikulli. Më pas, përdoruesi vendos sa është stoku i numëruar. Në këtë mënyrë, stoku i pritshëm përshtatet me atë të numëruar.
    Përshtatja e stokut
    Në fund klikohet butoni “Përshtat”, për të ruajtur ndryshimin e bërë.
  3. Humbje
  4. Dëmtim
  5. Në të njëjtën mënyrë plotësohen edhe dy arsyet e tjera, ku pasi përzgjidhet dyqani dhe artikulli, përzgjidhet edhe sasia që do të hiqet nga stoku për atë produkt.
    Përshtatja e stokut
    Përshtatja e stokut
    Edhe këtu, në fund, klikohet butoni “Përshtat”, për të ruajtur ndryshimin e bërë.