Help Desk easyPos & easyInvoice

Përshtatja e Kostos

Video e shkurtër ilustruese

Shpjegimi hap pas hapi

Te seksioni “Magazina”, zëri tjetër që shfaqet është “Shto përshtatje kostoje”. Pasi e klikon, përdoruesit i shfaqet lista e plotë e të gjitha përshtatjeve që janë bërë më përpara me detaje, si p.sh.: data dhe dyqani ku është bërë përshtatja.

Përshtatja e kostos

Këtu mund të shihet edhe lista e përshtatjeve për secilin dyqan.

Përshtatja e kostos

Nëse përdoruesi dëshiron, mund ta eksportojë në Excel listën e përshtatjeve dhe ta ruajë në kompjuterin e tij.

Përshtatja e kostos

Lart (majtas) ndodhet butoni “Shto përshtatje kostoje”, i cili të jep mundësinë për të shtuar një përshtatje të re. Nëse e klikon, do të shfaqet kjo dritare:

Përshtatja e kostos

Tani përdoruesi vendos detaje të përshtatjes: dyqani në të cilin do të bëhet përshtatja, si dhe shënim shtesë, sipas nevojës së përdoruesit. Pjesa tjetër që duhet të plotësohet ka të bëjë me artikujt, ku përzgjidhet një ose disa prej tyre, që përdoruesi do t’i ndryshojë koston.

Përshtatja e kostos
Përshtatja e kostos
Përshtatja e kostos

Nëse nuk ka diçka tjetër për të ndryshuar, klikon butonin “Përshtat”, për ta ruajtur këtë përshtatje të re.