Video e shkurtër ilustruese
Shpjegimi hap pas hapi
Te seksioni “Magazina”, zëri i parë që shfaqet është “Hyrjet”. Pasi përdoruesi klikon në të, shfaqet një dritare, ku mund të shihet lista e plotë e të gjitha hyrjeve ose lista specifike për secilin dyqan.


Përdoruesi mund të shtojë një hyrje të re në magazinë, duke klikuar butonin “Shto hyrje”. Në dritaren që shfaqet, ai vendos detajet e hyrjes: dyqani në të cilin do të shtohet hyrja, si dhe shënim shtesë, sipas nevojës së përdoruesit. Pjesa tjetër që duhet të plotësojë, ka të bëjë me artikujt, ku përdoruesi përzgjedh një ose disa prej tyre, që do t’i shtojë në magazinën e tij. Pas këtij hapi, përdoruesi mund të shikojë sa ka në gjendje nga artikulli në fjalë dhe mund të plotësojë sasinë që do të shtojë.




Përdoruesi ka mundësi të shikojë gjithashtu koston përkatëse dhe
gjendjen në magazinë pas veprimit të fundit.
Nëse nuk ka diçka
tjetër për të shtuar, klikohet butoni “Konfirmo”, për të konfirmuar
përfundimisht ndryshimin e bërë.

Në fund do të shfaqet një dritare e vogël, që tregon se hyrja u
regjistrua në sistem.
Nëse përdoruesit i duhet të shtojë një numër relativisht të madh
hyrjesh të reja, mund të shkarkojë formatin në Excel të parashikuar
nga sistemi, ta plotësojë dhe ta ngarkojë atë, duke klikuar butonin
“Importo”.


Në të kundërt, nëse përdoruesi dëshiron të eksportojë listën e plotë të hyrjeve, atëherë klikon butonin “Eksporto” dhe ruan file-in Excel në kompjuterin e tij.
