Help Desk easyPos & easyInvoice

Historiku i magazinës

Ne këtë seksion do tregojmë se si të aksesojmë dhe interpretojmë historikun e magazinës, duke gjurmuar të gjitha lëvizjet e artikujve përgjatë kohës.

Video e shkurtër ilustruese

Shpjegimi hap pas hapi

Te seksioni “Magazina”, zëri tjetër që shfaqet është “Historiku i magazinës”. Pasi e klikon, përdoruesit i shfaqet lista e plotë e të gjitha veprimeve që janë bërë më përpara në backoffice dhe easyPos.
Lista ka edhe detaje, si: data, artikulli, SKU, dyqani ku është bërë veprimi, arsyeja e veprimit, përshtatja dhe stoku pas.

Historiku i magazinës

Përdoruesit i jepet mundësia edhe ta filtrojë listën në bazë të llojit të veprimit, duke klikuar butonin lart, majtas, “Të gjithë veprimet”.

Historiku i magazinës

Veprimet mund të jenë: urdhër blerjeje, faturë shoqëruese, përshtatje stoku, numërim inventari, shitje, modifikim artikulli, hyrje, dalje, kthim malli, transfertë ose prodhim.
Mund të klikohet njëra nga to, disa prej tyre ose klikohet “Të gjithë”, për të parë veprimet në tërësi.

Nëse përdoruesi dëshiron, mund ta eksportojë në Excel listën e veprimeve dhe ta ruajë në kompjuterin e tij.

Historiku i magazinës

easyPos fiskalizon faturat tuaja dhe i printon ato. Do të keni mundësi të fiskalizoni arkën, të krijoni artikuj, subjekte e llogari bankare dhe të mbani magazinën.
easyInvoice lëshon fatura elektronike, sipas Ligjit të Fiskalizimit. Do të keni gjithashtu mundësi të krijoni artikuj, subjekte e llogari bankare dhe të mbani magazinën.

© 2025 ESDP