Video e shkurtër ilustruese
Shpjegimi hap pas hapi
Te seksioni “Magazina”, zëri i dytë që shfaqet është “Daljet”. Pasi përdoruesi klikon në të, shfaqet një dritare, ku mund të shihet lista e plotë e të gjitha daljeve ose lista specifike për secilin dyqan.


Përdoruesi mund të shtojë një dalje të re në magazinë, duke klikuar te butoni “Shto dalje”. Në dritaren që shfaqet, përdoruesi vendos detaje të daljes: dyqani në të cilin do të shtohet dalja, si dhe shënim shtesë, sipas nevojës së përdoruesit. Pjesa tjetër që ai duhet të plotësojë ka të bëjë me artikujt, ku përzgjedh një ose disa prej tyre, që do t’i heqë nga magazina e tij. Pas këtij hapi, përdoruesi mund të shikojë sa ka në gjendje nga artikulli në fjalë dhe mund të plotësojë sasinë që do të hiqet.




Nëse nuk ka diçka tjetër për të shtuar, klikon butonin “Konfirmo”, për të konfirmuar përfundimisht ndryshimin e bërë.

Në fund do të shfaqet një dritare e vogël, që tregon se dalja u regjistrua në sistem. Nëse përdoruesi ka nevojë të shtojë një numër relativisht të madh daljesh të reja, mund të shkarkojë formatin në Excel të parashikuar nga sistemi, ta plotësojë dhe ta ngarkojë atë nëpërmjet butonit “Importo”.




