Shpjegimi hap pas hapi
Seksioni "Konfigurime" përmban një sërë opsionesh dhe funksionalitetesh shtesë. Zëri i tretë në këtë seksion lejon menaxhimin e valutave, ku mund të përzgjidhen valutat me të cilat shprehen çmimet e artikujve që shiten.
Për të shtuar një valutë të re, klikohet trekëndëshi i vogël gri, në anë të listës me titullin "Valutat që doni të shfaqen te pagesa". Në dritaren që do të shfaqet, përdoruesit i jepet mundësia të përzgjedhë valutat që do të ketë në përdorim.
Nëse përdoruesi dëshiron të heqë ndonjë nga valutat e përzgjedhura, mjafton të klikojë shenjën "X" në anë të valutës në fjalë.