Help Desk easyPos & easyInvoice

Konfigurimi i Printerit

Ne këtë seksion do tregojmë procesin e konfigurimit të printerit me aplikacionin easyPos, duke përfshirë modelet e rekomanduara dhe zgjidhjet për problemet e zakonshme.

Video e shkurtër ilustruese

Shpjegimi hap pas hapi

Zëri i parë në seksionin “Konfigurime” është Printeri, i cili mund të ketë statusin “i lidhur” ose “jo i lidhur”, në varësi të faktit nëse një printer termik është apo jo i lidhur me pajisjen elektronike ku është instaluar aplikacioni easyPos ose easyInvoice. Printeri mund të jetë i lidhur me USB, nëpërmjet internetit (rrjeti IP), ose me bluetooth. Në varësi të pajisjes elektronike ku është instaluar aplikacioni, përdoruesi do të zgjedhë një nga këto tri mundësi dhe do të seleksionojë pajisjen që ka në dispozicion. Instalimi i parë do të kryhet nga teknikët e ESDP-së. Përdoruesi do të ketë mundësi të zgjedhë gjerësinë e letrës dhe shpejtësinë e printimit, në varësi të lloji të printerit.

Konfigurimi i Printerit - Hapi 1
Konfigurimi i Printerit - Hapi 2

easyPos fiskalizon faturat tuaja dhe i printon ato. Do të keni mundësi të fiskalizoni arkën, të krijoni artikuj, subjekte e llogari bankare dhe të mbani magazinën.
easyInvoice lëshon fatura elektronike, sipas Ligjit të Fiskalizimit. Do të keni gjithashtu mundësi të krijoni artikuj, subjekte e llogari bankare dhe të mbani magazinën.

© 2025 ESDP