Video e shkurtër ilustruese
Shpjegimi hap pas hapi
Në seksionin Artikuj të aplikacioneve tona, shfaqet një hapësirë si në figurën më poshtë. Hapësira në të majtë është e rezervuar për të treguar listën me artikuj ekzistues (sipas kategorive), ndërsa në të djathtë shfaqen detajet e secilit artikull që seleksionohet në anën e majtë dhe ofrohet mundësia për t’i modifikuar këto detaje.
Për të krijuar një artikull të ri, klikohet te butoni plus, me ngjyrë të gjelbër, në anën e djathtë (poshtë) të ekranit, ku do të shfaqet një dritare e re me emërtimin “Shto artikull” (si më poshtë).
Në dritaren e krijimit të artikullit të ri, perdoruesi përzgjedh llojin e njësisë matëse, çmimin, SKU-në, barkodin dhe kategorinë e TVSh-së që aplikohet ndaj këtij artikulli.
Në fund të faqes, përdoruesi do të ketë mundësi të përzgjedhë paraqitjen e artikullit: mund të përdoret një ikonë ose një imazh çfarëdo, i cili mund të ngarkohet në aplikacion pas klikimit të butonit “Zgjidh një foto”.