Help Desk easyPos & easyInvoice

Instalimi në kompjuter Windows

Video e shkurtër ilustruese për aplikacionin easyPos

Shpjegim hap pas hapi për aplikacionin easyPos

Nga stafi i suportit tonë ju ka ardhur një email me një link nga i cili mund të shkarkohet aplikacioni. Klikoni në këtë link dhe prisni derisa shkarkimi të ketë mbaruar.

easyPos - Instalim në Windows

Klikoni dy herë në file-in e saposhkarkuar dhe do të shfaqet një dritare me sfond në ngjyrën blu. Klikoni në linkun “More info” dhe më pas në butonin “Run anyway”.

Instalim easyPos Windows - More info
Instalim easyPos Windows - Run anyway

Pasi instalimi të ketë përfunduar dhe dritarja “easyPos Setup” të jetë mbyllur automatikisht, mund të klikoni në ikonën e aplikacionit për ta hapur atë.


Video e shkurtër ilustruese për aplikacionin easyInvoice

Shpjegimi hap pas hapi: easyInvoice

Nga stafi i suportit tonë ju ka ardhur një email me një link nga i cili mund të shkarkohet aplikacioni. Klikoni në këtë link dhe prisni derisa shkarkimi të ketë mbaruar.

easyInvoice - Instalim në Windows

Vini re! Në rast se gjatë shkarkimit shfaqen butonat “Keep” dhe “Discard”, duhet të klikoni në butonin "Keep".

Klikoni dy herë në file-in e saposhkarkuar dhe do të shfaqet një dritare me sfond në ngjyrën blu. Klikoni në linkun “More info” dhe më pas në butonin “Run anyway”.

Instalim easyInvoice Windows - More info
Instalim easyInvoice Windows - Run anyway

Pasi instalimi të ketë përfunduar dhe dritarja “easyInvoice Setup” të jetë mbyllur automatikisht, mund të klikoni në ikonën e aplikacionit për ta hapur atë.