Video e shkurtër ilustruese
Shpjegimi hap pas hapi
Para kryerjes së çfarëdolloj veprimi me easyPos, përdoruesi duhet të hyjë (logohet) në llogarinë e tij dhe të ngarkojë çertifikatën elektronike të biznesit, të cilën e ka marrë nga AKSHI në bazë të aplikimit që ka kryer. Kur hapet për herë të parë easyPos, shfaqet një dritare dialoguese.
Me anë të përdorimit të kredencialeve që i janë dhënë nga operatori i ESDP-së, në çastin e instalimit të aplikacionit, përdoruesi mund të logohet në llogarinë e tij duke klikuar në butonin e gjelbër “Kyçu”.
Hapi i parë i konfigurimit është zgjedhja e “dyqanit” nga menuja drop-down. Pas përzgjedhjes së “dyqanit”, klikohet në butonin e gjelbër “Vazhdo”.
Hapi i dytë është përzgjedhja e “pikës së shitjes”, gjithmonë nga një menu e paracaktuar. Pas përzgjedhjes së “pikës së shitjes”, klikohet butoni i gjelbër “Vazhdo”.
Hapi i tretë i konfigurimit ka të bëjë me ngarkimin (upload) e çertifikatës elektronike.
Kur klikohet në butonin e gjelbër “Vendos çertifikatën”, shfaqet një dritare e vogël. Duke klikuar në fushën e parë të bardhë, pra në fushën ku shkruhet “Zgjidh çertifikatën (.p12)” me ngjyrë gri të lehtë, shfaqet një dritare tjetër, nëpërmjet së cilës mund të seleksionohet çertifikata që është ruajtur më parë në kompjuterin e përdoruesit.
Pas seleksionimit, klikohet butoni “Open” dhe ngarkohet çertifikata në fushën e parashikuar.
Përdoruesi plotëson dy fushat e tjera me fjalëkalimin e çertifikatës, siç e ka vendosur vetë, pasi e ka marrë nga AKSHI, dhe me fjalëkalimin e administratorit që përdori për të hyrë në llogari, pastaj klikon butonin “Vendos”.
Më pas, klikon butonin “Vazhdo”. Tashmë çertifikata është ngarkuar.
Hapi i fundit është konfigurimi i aplikacionit, i cili kryhet duke klikuar butonin e gjelbër “Konfiguro”.
Pas kryerjes së konfigurimit të aplikacionit, operatori duhet të zgjedhë përdoruesin nga menuja drop-down. Çdo përdorues i aplikacionit duhet të ketë një llogari të tijën dhe një numër PIN, që i mundëson hyrjen në të. Në këtë mënyrë, çdo faturë e lëshuar është e lidhur në mënyrë specifike me një përdorues të caktuar.