Video e shkurtër ilustruese: easyPos
Shpjegimi hap pas hapi: easyPos
Për të lëshuar fatura tatimore me klient, të nevojshme sidomos kur klienti/blerësi është një subjekt me NIPT, përdoruesi duhet të spostohet në seksionin “Pika e Shitjes”, në menunë qendrore të aplikacionit easyPos.
Te ky seksion, fillimisht shfaqet dritarja e artikujve ekzistues në aplikacionin easyPos.
Pasi të jenë përzgjedhur artikujt dhe të jetë klikuar butoni “Pagesa”, do të shfaqet dritarja e mëposhtme.
Duke klikuar në fushën “Shto Klient”, do të shfaqet një dritare tjetër tek e cila paraqiten të gjithë klientët ekzistues në sistem. Përdoruesi seleksionon njërin prej tyre dhe ai automatikisht shtohet në faturë. Në rast se klienti nuk ekziston në sistem, pra ai nuk është faturuar më parë, përdoruesi do të ketë mundësinë ta shtojë atë, duke ndjekur udhëzimet e paraqitura në kapitullin përkatës.
Pas kryerjes së pagesës, shohim që te fatura tatimore shfaqet emërtimi i klientit, si dhe detaje të tjera identifikuese.