Ne këtë seksion do shpjegojmë se si të ndryshojmë valutën në faturat që lëshojmë, duke treguar procesin e konvertimit dhe opsionet e disponueshme.
Shpjegimi hap pas hapi: easyPos
Pasi të jenë shtuar artikujt e përzgjedhur për shitje në shportë,
klikohet në butonin “Pagesa”.
Do të shfaqet një dritare me një sërë opcionesh. Nën seksionin “Të
tjera”, fshihen disa funksionalitete më të avancuara.
Në fushën “Valuta” mund të përzgjidhet valuta, në të cilën po
përpilohet fatura, dhe të vendoset kursi i këmbimit, në respekt të
dispozitave ligjore.
Shpjegimi hap pas hapi: easyInvoice
Në fushën “Valuta”, në formën kryesore të faturës elektronike, mund të
ndryshohet valuta e faturës. Nëse përdoruesi klikon mbi të, do të
shfaqen një sërë alternativash valutore, midis të cilave ai mund të
zgjedhë. Në fushën në të djathtë të valutës, përdoruesi do të vendosë
kursin e këmbimit, në respekt të dispozitave ligjore.