Video e shkurtër ilustruese
Shpjegimi hap pas hapi
Për të lëshuar fatura tatimore të llojit “porosi”, përdoruesi duhet të spostohet në seksionin “Pika e Shitjes”, në menunë qendrore të aplikacionit easyPos.
Pasi të jenë përzgjedhur artikujt për të cilët duam të lëshojmë faturë, ata do të përfshihen në shportë.
Nëse fatura është porosi (siç p.sh. mund të ndodhë në restorante apo bare kur klientët nuk paguajnë menjëherë, por zgjedhin ta bëjnë këtë në fund, kur ngrihen nga tavolina), përdoruesi duhet të seleksionojë opsionin “Kjo faturë është porosi”. Në këtë rast, butoni në fund të dritares ndryshon në “Përfundo” dhe fatura lëshohet, pa kërkuar një likuidim të saj.
Kur klienti të jetë gati për të likuiduar, përdoruesi duhet të klikojë në pikat në cepin e djathtë (lart) të Shportës. Në këtë rast, aplikacioni do të shfaqë një menu, ku ndër të tjera mund të përzgjidhet opsioni “Përmblidh Fatura”.
Ky opsion mundëson seleksionimin e faturave me porosi, në mënyrë që të përmblidhen në një të vetme, të gatshme për likuidim.
Pas seleksionimit të faturave porosi, do të shfaqet një dritare si në foto, me faturat e seleksionuara.
Më pas veprohet si për çdo faturë tjetër: përzgjidhet metoda e pagesës dhe klikohet butoni “Paguaj”. Përdoruesi i dorëzon klientit faturën e printuar, e cila do të ketë këtë pamje.