Help Desk easyPos & easyInvoice

Faturë elektronike

Video e shkurtër ilustruese: easyInvoice

Shpjegimi hap pas hapi: easyInvoice

Për të lëshuar fatura elektronike, përdoret seksioni “Faturë e re”, nga menuja kryesore e aplikacionit easyInvoice.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Në ekran do të shfaqet një pamje e tillë, e ngjashme me një formular, i cili plotësohet me të dhënat e nevojshme që duhet të përmbajë një faturë. Përdoruesi mund të përdorë këtu të gjitha elementet e nevojshme për faturën që do të lëshojë.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Së pari, përdoruesi do të ketë mundësinë të përzgjedhë llojin e procesit që ka ndjekur për të lëshuar faturën në fjalë, në menunë e parë drop-down, në fushën e titulluar “Proçesi”. Kjo fushë ka për qëllim identifikimin e llojit të lidhjes tregtare në të cilën bazohet fatura. Përdoruesi duhet të përzgjedhë njërin nga njëmbëdhjetë proceset e gatshme, duke identifikuar atë që përfaqëson më mirë situatën reale në bazë të së cilës ai po lëshon faturë.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Në fushën “Lloji i faturës”, mund të zgjidhet lloji i dokumentit që do të lëshohet, p.sh.: faturë tregtare, faturë përmbyllëse, e të tjera. Disa nga elementet e përmbajtura në këto dy fusha janë në zhvillim e sipër nga sistemi qendror tatimor. Ato do të bëhen funksionale gradualisht.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Në fushën “Afati i pagesës” mund të vendoset data e fundit, brenda së cilës duhet të bëhet shlyerja e faturës. Opsioni bazë është data në të cilën lëshohet fatura, por mjafton një klikim mbi të, për të pasur mundësinë e përzgjedhjes së një date tjetër.

Në fushën “Klienti“ duhet të vendoset emri i klientit që po faturohet, pra blerësi. Kur klikohet te kjo fushë, hapet një dritare e re.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Këtu mund të përzgjidhet një nga subjektet ekzistuese, ose të shtohet një subjekt i ri, duke duke klikuar në butonin përkatës. Në këtë rast, do të shfaqet një dritare e re, si kjo në vijim. Më shumë detaje se si të shtojmë subjekte të reja në aplikacionin tonë, mund të gjenden në kapitullin përkatës.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Në fushën “Valuta” mund të ndryshohet valuta e faturës. Nëse përdoruesi klikon mbi të, do të shfaqen një sërë alternativash valutore, midis të cilave ai mund të zgjedhë. Në fushën në të djathtë të valutës, përdoruesi do të vendosë kursin e këmbimit, në respekt të dispozitave ligjore.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Në fushat pasuese, përdoruesi do të mund të plotësojë faturën me artikujt apo shërbimet për të cilat po lëshon faturë.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Duke klikuar në dritaren ku lexohet me shkrim gri të lehtë “Zgjidh Artikullin”, hapet lista me artikuj që përdoruesi ka në sistem. Veprimet e plota në lidhje me krijimin e artikujve të rinj apo importimin e tyre nga një sistem tjetër, janë përshkruar në kapitullin përkatës.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Sapo përdoruesi zgjedh një nga artikujt që shfaqet në listën e fushës “Zgjidh Artikullin”, të gjitha fushat e lidhura me të plotësohen automatikisht.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Çmimi për njësi (i cili është i plotë, pra përfshin TVSh-në) mund të modifikohet manualisht në fushën përkatëse. Në të njëjtën mënyrë, mund të modifikohet edhe sasia. Të gjitha shifrat pasuese modifikohen automatikisht, në bazë të ndryshimeve që bën përdoruesi në këto dy fusha.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Në të djathtë të fushës “Zgjidh Artikullin”, gjendet opsioni “Krijo Artikull”, ku përdoruesi mund të krijojë në pak sekonda një artikull të ri, i cili nuk gjendet paraprakisht në sistem. Përdoruesit do t'i duhet të plotësojë fushat përkatëse në dritaren “Krijo Artikull”. Kur të jetë gati për ta shtuar artikullin e ri në faturë, do të klikojë butonin e gjelbër, “Shto në faturë”.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Artikulli do të shfaqet në faturën që po plotësohet dhe përdoruesi do të ketë mundësi ta modifikojë atë edhe më tej, duke ndryshuar sasinë që shfaqet në faturë apo çmimin e artikullit. Të gjitha funksionalitetet e tjera të faturës mbeten të vlefshme dhe të përdorueshme.

Në fund të secilit rresht të artikujve në faturë, gjenden ikonat që lejojnë aplikimin e uljeve ose eliminimin e artikullit në fjalë nga fatura.
Për të kryer një ulje, përdoruesi duhet të klikojë te kjo ikonë.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Nëse përdoruesi dëshiron të eliminojë një artikull që e ka shtuar gabimisht në faturë, atëherë duhet të klikojë mbi ikonën e koshit, në fund të rreshtit.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Në fushat nën emërtimin “Të tjera”, përdoruesi ka mundësi të aktivizojë funksionin “Vetëfaturim”, të përzgjedhë nëse fatura do të jetë me autongarkesë apo për eksportim të mallrave.
Gjithashtu, do të ketë mundësi të shtojë të dhëna në lidhje me periudhën e furnizimit, marrësin e mallit, transportuesin, marrësin e pagesës, përfaqësuesin tatimor dhe informacione mbi kontratën. Këtu mund të shtohen edhe skedarë të caktuar, të cilët i bashkëngjiten faturës.
Informacionet e nevojshme për këto funksione dhe opsionet përkatëse do t’i gjeni në seksionin “Opsione të avancuara”.
Në anën e majtë të formularit të faturës së re, mund të zgjidhen mënyrat e pagesës, duke klikuar në butonin e gjelbër “Detaje të pagesës”.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Përdoruesi mund të zgjedhë një nga mënyrat e parashikuara, në bazë të nevojave të tij.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Nëse mënyra e pagesës do të jetë transferta bankare, atëherë duhet shtuar edhe një numër llogarie në faturë, në fushën “Llogari bankare”. Kur klikohet mbi të, hapet një dritare e re dhe mund të përzgjidhet ndër llogaritë ekzistuese.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Natyrisht, përdoruesit i krijohet mundësia që llogarinë bankare ta modifikojë ose ta fshijë tërësisht. Të njëjtat modifikime mund të bëhen edhe në seksionin “Llogaritë”, siç shpjegohet në kapitullin përkatës. Pasi është ngarkuar, llogaria shfaqet në fushën përkatëse.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice

Së fundmi, përdoruesi mjafton të klikojë “Dërgo faturën” dhe në ekran do të shfaqet një mesazh i tillë.

Leshimi fatures elektronike - easyInvoice