Video e shkurtër ilustruese: easyPos
Shpjegimi hap pas hapi: easyPos
Para se të lëshohet një faturë, mund të ndryshohet vlera e artikujve të përfshirë në të. Një mënyrë për ta kryer këtë veprim, është të ndryshohet çmimi i artikullit/artikujve në fjalë. Kjo mund të bëhet duke klikuar te artikulli në shportë dhe duke klikuar e ndryshuar më pas çmimin e tij, për njësi matëse.
Pasi te keni klikuar tek cili artikull doni te ndryshoni cmimin, ju do te keni mundesi per 3 opsione. Ju mund te ndryshoni sasine, ndryshimi i vleres aktuale ose te beni zbritje me %.
Video e shkurtër ilustruese: easyInvoice
Shpjegimi hap pas hapi: easyInvoice
Në fund të secilit rresht të artikujve në faturë, gjenden ikona që lejojnë aplikimin e uljeve e artikullit në fjalë nga fatura.
Në këtë rast do të shfaqet një dritare e tillë.
Fushat e dritares plotësohen sipas nevojave të përdoruesit, duke shkruar një shifër në uljen me përqindje apo në uljen me çmim, pra me vlerë absolute. Fusha tjetër plotësohet automatikisht. Për shembull, nëse çmimi origjinal është 100 dhe përdoruesi do të aplikojë një ulje me 50%, ulja në çmim do të llogaritet automatikisht në 50 lekë.
Kur klikohet në butonin "Përfundo", ulja aplikohet në artikullin në fjalë dhe ikona e uljes shfaqet me ngjyrë të gjelbër.