Help Desk easyPos & easyInvoice

Importimi i një liste me artikuj

Shpjegimi hap pas hapi

Në seksionin “Artikujt” të llogarisë së menaxhimit, back office, shfaqet një hapësirë si në figurën më poshtë.

Importimi i artikujve

Përdoruesi mund të shtojë një numër të konsiderueshëm artikujsh me pak veprime, duke klikuar butonin “Importo”. Në faqen që do të shfaqet, përdoruesi mund të shkarkojë një shembull të gatshëm të llojit të file-it Excel që do t'i duhet të plotësojë me të dhënat e artikujve që do të ngarkojë në sistem.

Importimi i artikujve

File-i Excel, një shembull i të cilit paraqitet më poshtë, nuk duhet të modifikohet në strukturën e tij, pra renditja dhe emërtimi i kollonave nuk duhet të ndryshojë.

Importimi i artikujve

Pasi përdoruesi të ketë plotësuar file-in Excel me të gjithë artikujt dhe ta ketë ruajtur atë lokalisht, duhet të klikojë në fushën “Zgjidh dokumentin” dhe ta ngarkojë atë. Automatikisht do të shfaqen në hapësirën poshtë kësaj fushe, artikujt e dëshiruar, me specifikimet përkatëse (emër, njësi, çmim, etj.). Për të mbyllur procesin, përdoruesi duhet të klikojë në butonin “Përfundo”.

Importimi i artikujve